Rreth Furasol®

Produkti antibakterial, Furasol® pluhur, përdoret (si tretësirë me aplikim të jashtëm) për trajtimin e inflamacionit të kavitetit oral e fytit, plagëve të infektuara, djegieve dhe inflamacioneve me qelb. Substanca aktive e Furasol® pluhur, Furagina, është bar antibakterial (derivat i Nitrofuraneve). Furagina e tretshme është efektive përkundrejt mikroflorës gram pozitive dhe negative. Ajo, gjithashtu, ndikon në patogjenë, si stafilokoku dhe shtamë të tjerë bakterial me rezistencë ndaj antibiotikëve dhe agjentëve të llojeve të ndryshëm dizinfektues. Rezistenca e mikroorganizmave kundrejt Furaginës zhvillohet ngadalë dhe nuk arrin nivel të lartë. Nitrofuranet, përfshirë Furaginën, eliminojnë sistemet enzimatike të mikroorganizmave si dhe bllokojnë proçeset e tjera biokimike në qelizë; duke nxitur shkatërrimin e murit qelizor dhe membranës citoplazmatike. Nitrofuranet rrisin aftësinë e leukociteve për të fagocituar mikroorganizmat dhe nxisin granulimin. Furagina është bar efektiv në terapinë kundër të gjithë llojeve të infeksioneve me qelb (përfshirë infeksionet e jashtëm). E përdorur në lëkurë apo membranë mukoze, nuk shkakton dhimbje ose irritim.

Efektet dhe avantazhet

Furasol vepron lokalisht - direkt në vendin e infeksionit, nëpërmjet shpëlarjes mekanike të mikrobeve dhe si bar antibakterial shkatërron mikrobet (të gjetur në mukozën e fytit), prandaj rezultatet janë shumë të shpejta dhe efektive.

Schema

Përmbajtja e produktit

Substanca aktive e Furasol® është Furagina (Furaginë e tretshme).

Eksipientët: klorur natriumi.

Ka trajtë pluhuri që shërben në përgatitjen e një tretësire, për aplikim të jashtëm. 

 

Përdorimi i produktit

Përdorimi i produktit

Shpëlarje e kavitetit oral dhe fytit

1 paketim për 200 ml ujë të nxehtë, të vluar; përdoret i ftohur, 2-3 herë në ditë.

Trajtim plagësh

1 paketim për 200 ml ujë të nxehtë, të vluar; përdoret i ftohur, 2-3 herë në ditë.

Udhëzime