A PHP Error was encountered

Severity: 8192

Message: Unparenthesized `a ? b : c ? d : e` is deprecated. Use either `(a ? b : c) ? d : e` or `a ? b : (c ? d : e)`

Filename: helpers/url_helper.php

Line Number: 162

Backtrace:

File: /home/furasol.com/public_html/application/core/MY_Controller.php
Line: 5
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/application/controllers/Publications.php
Line: 11
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/index.php
Line: 583
Function: require_once

Mendimi i specialistëve rreth trajtimit me Furasol të plagëve dhe djegieve. | Furasol®
Mendimi i specialistëve rreth trajtimit me Furasol të plagëve dhe djegieve. Inga Žīgure, Mjeke familje, VC4

Stina e verës është aktive përsa u përket problemeve me plagët, djegiet dhe traumat. Cikli sezonal fillon, fëmijët luajnë, rrëzohen dhe pësojnë trauma, ekspozimi ndaj diellit rritet, djegia e kimikateve është më e zakonshme. Ndërkohë, gjatë dimrit, fëmijët deri në 2 vjeç janë më shpesh të prekur pasi rrëzojnë filxhan me pije të nxehta dhe digjen. Kategoria tjetër janë adoleshentët me djegie për shkak të gatimit.

Plagët dhe djegiet e lehta mund të trajtohen në kushte shtëpie, ndërsa gërryerjet dhe djegiet më të konsiderueshme kërkojnë vëmëndjen e mjekut. Po ashtu drejtojuni mjekut edhe në rastet kur pas trajtimit fillestar, të papërshtatshëm apo të pamjaftueshëm, plaga fillon qelbëzohet. Janë të shpeshta rastet e djegies së kavitetit oral, stomatitit, kur konsulta telefonike rreth strategjisë së trajtimit është e mjaftueshme.

Fatkeqësisht, metodat popullore në trajtimin e plagëve dhe djegieve nuk rezultojnë gjithmonë efektive, madje ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe më shumë dëme. Plagët nuk duhen trajtuar me përgatitje që përmbajnë alkool, solucione me ngjyrë jeshile të shndritshme, solucione jodi, sepse mund të irritojnë lëkurën dhe pengojnë shërimin normal; ndërkaq jodi mund të shkaktojë reaksion alergjik. Gjithashtu, mos aplikoni kremra apo vaj: fillimisht plaga duhet freskuar, për të mos shkaktuar depërtim të mëtejshëm në lëkurë. Pra, plaga duhet shpëlarë me ujë të freskët, të rrjedhshëm për të evituar efektin e nxehtësisë.

Mbani mend- plaga duhet trajtuar dhe kërkon kujdes me qëllim parandalimin e infeksioneve dhe shenjave në lëkurë. Mikroorganizma të ndryshëm depërtojnë plagën bashkë me papastërtitë apo trupa të huaj dhe fillojnë proçesin e shumimit. Plaga qelbëzohet, rritet në madhësi dhe mund të zhvillohen komplikacione.

Çfarë duhet bërë në rast djegiesh? Fillimisht, përcaktoni gjendjen dhe nivelin e djegies. Djegie të gjëra dhe të thella, ënjtje, temperaturë e lartë, dobësi e theksuar dhe humbje fuqie kërkojnë trajtim në spital. Në radhë të dytë, sipërfaqja e prekur duhet freskuar me ujë të ftohtë. Në vijim, plaga kërkon trajtim të kujdesshëm dhe delikat. Nëse janë shfaqur flluska, është e këshillueshme t’i drejtoheni mjekut. Mund të përdorni qetësues dhe djegia mund të shpëlahet me Furasol. Evitoni kontaktin e drejtëpërdrejtë të zonës së djegur me diellin. Ka rëndësi konsumimi i shumtë i lëngjeve. Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm: Nëse fëmija që ka pësuar djegie nuk dëshiron të pijë, nuk urinon për një kohë të gjatë duhet të shkoni në spital. Drejtojuni menjëherë spitalit edhe ne rastin kur keni dyshim për djegie kimike - gëlltitje acidi acetik, permanganat kaliumi (kristalet e Kodit).

Nëse djegiet dhe plagët janë të lehta, preparati Furasol është i përshtatshëm për përdorim të shpeshtë. Ndihmon në shkatërrimin e mikrobeve dhe frenon shumimin e tyre, po ashtu largon mekanikisht mikrobet nga plaga nëpërmjet shpëlarjes. Në kontigjentin e preparatëve të ngjashëm, Furasol ka përparësi, pasi nuk irriton plagën apo zonën përqark, nuk shkakton ndjesi të pakëndshme kruarje (e rëndësishme për fëmijët). Avantazh i rëndësishëm është ngjyra e preparatit, sepse lehtëson aplikimin e preparatit në plagë- keni mundësinë të vrojtoni menjëherë nëse preparati është hedhur në vendin e duhur. Mjeku i familjes ka mundësinë të vrojtojë nëse pacienti po e përdor realisht mjekimin.

Nëse nuk jeni të sigurt për mënyrën e përdorimit të Furasol në trajtimin e plagëve dhe djegieve të lehta, drejtojuni farmacistit- eksperienca tregon se farmacistët mund të jenë pikë e mirë referimi.