A PHP Error was encountered

Severity: 8192

Message: Unparenthesized `a ? b : c ? d : e` is deprecated. Use either `(a ? b : c) ? d : e` or `a ? b : (c ? d : e)`

Filename: helpers/url_helper.php

Line Number: 162

Backtrace:

File: /home/furasol.com/public_html/application/core/MY_Controller.php
Line: 5
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/application/controllers/Wounds.php
Line: 6
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/index.php
Line: 583
Function: require_once

Si të trajtojmë plagët? | Furasol®

Si të trajtojmë plagët?

Natyra njerëzore e paduruar dhe e shkujdesur është shpesh arsyeja e vuajtjes nga plagët. Si ndryshe mund të mësojë një fëmijë të ngasë biçikletën? A do të kishte po aq shumë shije sallata e prerë me kujdes? A do mund t’i shpjegonim çdo të ftuari se maces nuk i pëlqen t’i tërheqin bishtin?

Edhe pse të tilla pyetje, në dukje, nuk kanë përgjigje, duhet të jemi të përgatitur në raste aksidentesh në jetën e përditshme dhe të dimë të reagojmë për trajtimin e plagëve me qëllim shërimin e shpejtë të tyre.

Plagët mund të jenë të shumëllojshme! Prerje, goditje, plagosje, shpime, shtypje, gërvishtje, kafshime, djegie, morthi, dhe kombinime të tyre. Shumë nga këto lloj plagësh kërkojnë trajtimin e mjekut, për rrjedhojë duhet të këshilloheni me mjekun përpara se të ndërmerrni çfarëdolloj veprimi. Traumat që mund të trajtohen pa ndihmën e mjekut janë: prerjet, goditjet, gërvishtjet, plagët e mbyllura, djegiet e shkallës së parë.

Masat për trajtimin me sukses të plagëve:

  • Plaga me rrjedhje gjaku duhet fashuar me fasho të butë dhe të pastër. Kjo do të ndalojë rrjedhjen e gjakut. Nëse plaga është e lehtë, faktorët e mpiksjes do të kryejnë shpejt funksionin e tyre dhe rrjedhja do të ndalojë në pak minuta. Nëse plaga është më e rëndë, fashoja duhet të rrijë më gjatë në plagë, edhe deri në 15 minuta;
  • Bëni durim! Në momentin e largimit të fashos ka mundesi që rrjedhja e gjakut të rifillojë;
  • Kompresat e ftohta, gjithashtu, ndihmojnë kontraktimin e enëve të gjakut dhe zvogëlojnë rrjedhjen, ënjtjen dhe skuqjen. Kujdes (!)- nëse kompresa është shumë e ftohtë mund t’ju shkaktojë ngrirje.
  • Merrni barna qetësues nëse keni shumë dhimbje;
  • Plaga duhet pastruar. Mbani parasysh se edhe gërvishtja më e vogël nuk është më sterile. Mikroorganizmat hyjnë në plagë nëpërmjet indit të hapur. Kur plaga nuk është trajtuar, mund të fillojë proçesi i infektimit;
  • Pastrojeni plagën duke e shpëlarë me ujë të ngrohtë (për afërsisht 5 minuta). Mund të përdoret edhe sapun;
  • Ju rekomandojmë antibakterialin Furasol për të pastruar siç duhet plagën, i cili jo vetëm trajton infeksionin, por, gjithashtu, ndalon zhvillimin e tij. Largon përmes shpëlarjes trupat e huaj të vegjël. Nuk është gërryes. Eviton irritimin e lëkurës së dëmtuar dhe zonës përqark, si dhe është i përshtatshëm për trajtimin e plagëve tek fëmijët;
  • Për të parandaluar mundësinë e infektimit të plagës, mbulojeni me fasho të pastër pas trajtimit;
  • Fashoja duhet ndërruar dhe plaga duhet trajtuar çdo ditë. Furasol është i dobishëm pasi rekomandohet në dizinfektimin ditor të plagëve 1-2 herë në ditë;
  • Për të pastruar plagën në mënyrën e duhur, ka rëndësi përgatitja me përpikmëri e Furasol. Përbërja e paketimit shpërbëhet në 200 ml ujë të nxehtë, të vluar. Lëreni përgatitjen të ftohet para se ta përdorni. Preparati përgatitet përpara përdorimit. Një pako përmban 15 paketime. Drejtojuni farmacistit ose mjekut të familjes nëse keni pyetje mbi përdorimin.

Edhe pse në dukje plaga mund të jetë e vogël, mbani mend situatat kur duhet t’i drejtoheni mjekut:

  • Nëse rrjedhja e gjakut është e fortë dhe nuk ndalon pas fashimit të plagës, aplikimit të kompresës së ftohtë dhe pasi gjymtyrët janë vendosur në pozicion sipër;
  • Nëse plaga është shumë e thellë apo e gjatë, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale;
  • Nëse ju kafshon qeni apo një kafshë tjetër - nuk ka siguri 100% përsa i përket shëndetit të kafshës; edhe kur është kafsha juaj shtëpiake. Për të qënë të sigurt, shkoni te specialisti dhe vaksinoni kafshën ndaj tërbimit;
  • Nëse nuk jeni vaksinuar për tetanoz në 5 - 10 vitet e fundit, këshillohuni me mjekun për rivaksinim të menjëhershëm;
  • Nëse plaga nuk mbyllet dhe zhvillohet infeksion (skuqje, ënjtja rritet, zhvillohet qelb, dhimbja nuk ulet, ethe), duhet të këshilloheni me specialistin për terapi të mëtejshme.

Bibliografia:

Linkët

Ķirurģija, prof. J. Gardovska redakcijā; Rīga: Latvijas Medicīnas akadēmija / Rīgas Stradiņa universitāte, Latvijas Ķirurgu asociācija, 2001.