Kush nuk është djegur nga dielli apo nuk ka prekur padashje një enë të nxehtë?! Nuk është e vështirë të prekesh nga djegiet e lëkurës, sepse shkaktarë djegiesh ka kudo: uji i nxehtë, avulli, objektet e nxehta, flakët, kimikatet, elektriciteti dhe po ashtu qëndrimi në diell për nje kohë të gjatë mund të çojë në djegie të lëkurës.
Djegiet mund të jenë sipërfaqësore, pjesërisht të thella dhe tërësisht të thella. Është i rëndësishëm përcaktimi i shkallës së djegies, pasi prej saj varet metoda e trajtimit.
Drejtojuni menjëherë specialistit nëse:
Djegiet e vogla dhe sipërfaqësore mund të trajtohen në kushte shtëpie. Fillimisht, zbuloni plagën e djegur dhe shpëlajeni me ujë të freskët. Lëkura e djegur duhet freskuar me kompresa të ftohta, lëkura e djegur mund të lihet në ujë të ftohtë të rrjedhshëm (jo të ngrirë) për rreth 10 - 15 minuta: ul dhimbjen dhe madhësinë e djegies, por në rastet e një djegie kimike, zona e prekur mund të mbahet në ujë të rrjedhshëm edhe 20 - 25 minuta.
Për të shmangur infeksion prej djegies, përdorni produkte antibakterial për dizinfektimin e lëkurës, si Furasol i tretur në një gotë me ujë: preparati përdoret për trajtimin e lëkurës 1-2 herë në ditë. Në ndryshim nga preparatët që përmbajnë alkool, Furasol nuk shkakton irritim, për pasojë rekomandohet në trajtimin e djegieve sidomos kur lëkura është veçanërisht e ndjeshme.
Nëse zhvillohen flluska pas djegies, duhet të bëni kujdes të veçantë, sepse shtohet mundësia e infeksionit. Nëse flluska është e shpuar ose çahet vetë, lëkura duhet trajtuar me Furasol; largon trupat e huaj nga plaga dhe trajtimi i lëkurës duhet të vazhdojë si mësipër 1-2 herë në ditë. Kjo do të parandalojë infeksionin dhe ndihmojë ripërtëritjen e lëkurës.
Nëse keni shumë dhimbje, përdorni barna qetësues (si ibuprofen, paracetamol). Në rastet kur dhimbja nuk lehtësohet pas përdorimit të barnave, drejtojuni mjekut.
Për të evituar djegiet, janë të rëndësishme disa masa paraprake: