A PHP Error was encountered

Severity: 8192

Message: Unparenthesized `a ? b : c ? d : e` is deprecated. Use either `(a ? b : c) ? d : e` or `a ? b : (c ? d : e)`

Filename: helpers/url_helper.php

Line Number: 162

Backtrace:

File: /home/furasol.com/public_html/application/core/MY_Controller.php
Line: 5
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/application/controllers/Wounds.php
Line: 6
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/index.php
Line: 583
Function: require_once

Infeksionet e plagëve | Furasol®

Infeksionet e plagëve

Kur dëmtohemi nuk na shkon në mend mundësia e zhvillimit të infeksionit në plagë. Vështirësi ka veçanërisht tek fëmijët, të cilët vrapojnë, hidhen dhe vuajnë rregullisht nga trauma. Në disa raste, të frikësuar nga prindërit e inatosur, fshehin gjurin e gërvishur deri në pikën sa është vonë dhe infeksioni është zhvilluar.

Përveç mos trajtimit në kohë të plagëve, rreziku i zhvillimit të infeksioneve prej plagëve është më i lartë në grupime të caktuara për shkak të disa faktorëve favorizues. Të tillë janë, pacientët me diabet, individë që vuajnë nga obeziteti, duhanpirësit, pacientët që shtrohen shpesh në spital për shkak sëmundjesh, pacientët me imunitet të ulët (imunodefiçencë, të infektuar me HIV).

Plaga infektohet në rastin kur mikrobet, të cilat nuk gjenden në lëkurën e një individi të shëndetshëm hyjnë në plagë dhe mikrobet normale shumohen tej mase. Infeksionet, kryesisht, kanë për shkaktarë streptokokun, stafilokokun, bakteriet intestinale, ndër shumë patogjeneve të tjerë. Mikrobet shumohen në plagë dhe çlirojnë kimikate të ndryshëm që përkeqësojnë inflamacionin. Qelizat e sistemit imunitar grumbullohen në plagë dhe tashmë detyra parësore në ind është lufta me infeksionin dhe jo më rigjenerimi i indit; ndaj plaga ka nevojë për trajtimin e duhur.

Nëse infeksioni prek plagën pas një ndërhyrje kirurgjikale, duhet menjëherë t’i drejtoheni mjekut, i cili do t’ju përshkruajë barnat e duhur antibakterial dhe nëse është e nevojshme, do të vendosë për ndërhyrje kirurgjikale në plagë.

Tregoni kujdes të veçantë nëse plaga është shkaktuar nga depërtimi i indit prej një objekti të mprehtë që ka qënë në kontakt me dhe, pështymë ose jashtëqitje kafshe; mjeku do të vendosë në është i nevojshëm tetanozi apo profilaksia nga tërbimi.

Kur sipërfaqja e një plage është infektuar (pas kruarjes, mavijosjes, djegies, gërryerjes), vlerësoni gjëndjen tuaj shëndetësore me përpikmëri. Në rastin e shenjave të një infeksioni sistematik (temperaturë e lartë trupore, të dridhura, të vjella, dhimbje përtej kufijve të plagës), drejtojuni mjekut, i cili do t’ju përshkruajë mjekimin e duhur antibakterial. Kur ka shenja të një infeksioni lokal (skuqje, ënjtje, dhimbje, temperaturë e lartë përqark plagës), atëherë infeksioni mund të kontrollohet dhe largohet me trajtimin e duhur.

Para trajtimit të një plage duhet të lani duart dhe mundësisht vishni dorashka njëpërdorimshme për të evituar futjen e mikroorganizmave të tjerë në plagë. Plaga mund të shpëlahet me preparat fiziologjik, por për efekt më të suksesshëm, rekomandohet Furasol- është pluhur që tretet në një gotë me ujë të nxehtë, të vluar dhe ky preparat (pasi ftohet) përdoret në trajtimin e plagës 1-2 herë në ditë. Në ndryshim nga preparatët me përmbajtje alkooli, Furasol, nuk shkakton irritim, pra rekomandohet në trajtimin e plagëve drejt shërimit dhe atyre rishtaz të shkaktuara. Plaga duhet trajtuar 1-2 herë në ditë, megjithatë, nëse ky trajtim nuk përmirëson gjëndjen e plagës, duhet t’i drejtoheni mjekut i cili do të përzgjedhë trajtimin e përshtatshëm terapeutik.