A PHP Error was encountered

Severity: 8192

Message: Unparenthesized `a ? b : c ? d : e` is deprecated. Use either `(a ? b : c) ? d : e` or `a ? b : (c ? d : e)`

Filename: helpers/url_helper.php

Line Number: 162

Backtrace:

File: /home/furasol.com/public_html/application/core/MY_Controller.php
Line: 5
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/application/controllers/Throat.php
Line: 6
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/index.php
Line: 583
Function: require_once

Si të lehtësojmë ndjesinë e fytit të acaruar? | Furasol®

Si të lehtësojmë ndjesinë e fytit të acaruar?

Të gjithë ne, të paktën një herë gjatë jetës, prekemi nga acarimi i fytit. Jemi të vetëdijshëm për ndikimin në të përditshmen tonë nëse e kemi të pamundur të flasim, ushqehemi apo punojmë për shkak të këtij problemi. Çfare duhet bërë kur efektshmëria ditore ndërvaret nga aftësia për të komunikuar pastër?

Inflamacioni i fytit dhe tonsileve janë dy ndër shkaktarët më të shpeshtë për acarimin e fytit.

Si duhet të reagojmë?

Faringiti

- Inflamacion i infektuar në fyt. Shkaktari më i shpeshtë është infeksioni viral, por mund të shkaktohet edhe nga bakteriet ose myqet. Irritimi i fytit mund të jetë pasojë e duhanpirjes, konsumit të alkoolit, të folurit ose të kënduarit për kohë të gjatë. Ka rëndësi të theksohet se, nëpërmjet seksit oral mund të prekeni nga sëmundje seksualisht të transmetueshme që japin acarim të fytit. Pacientët me diabet dhe AIDS kanë më shumë prirje të zhvillojnë faringit.

Simptomat e faringitit varen nga zhvillimi akut apo kronik i sëmundjes. Shenjat kryesore mbeten të njejta. Ndryshon vetëm niveli i ashpërsisë së simptomave: acarim fyti, gudulisje irrituese në fyt, vështirësi në gëlltitje, temperaturë më e lartë trupore (në disa raste), skuqje e dukshme, fyt i ënjtur.

Në të shumtën e rasteve faringiti vetëlimitohet (ikën vetëvetiu). Fyti i acaruar zgjat për 2-3 ditë. Çfarë mund të bëni për të lehtësuar gjëndjen?

  • Qetësohuni. Mos flisni gjatë apo këndoni me zë të lartë.
  • Ndaloni duhanpirjen! Evitoni ambjentet ku konsumohet duhan.
  • Evitoni irritimin e fytit për shkak të ushqimeve me vështirësi në gëlltitje, të tipit pikante apo të forta dhe përzgjidhni pije të shëndetshme, qull, kos e produkte të tjera të lehta në gëlltitje.
  • Nëse keni dhimbje të fortë, merrni qetësues.
  • Shpëlani fytin me Furasol. Është bar antibakterial që zvogëlon infeksionin duke vrarë bakteriet, viruset dhe myqet. Furasol ul përqëndrimin e mikrobeve duke pastruar fytin dhe tonsilet nga mbetjet, largon qelizat e shpërbëra, lagështon mukozën e fytit dhe ndryshe nga tabletat, nuk përmban shtesa ushqimore apo sheqer.
  • Nëse acarimi i fytit vazhdon, temperatura rritet ose shfaqen simptoma të reja të pakontrollueshme në shtëpi, konsultohuni me mjekun e familjes.
Tonsiliti

- Inflamacioni i tonsilës (tonsilet janë formacione të indit limfatik në të dy anët e fytit, përgjegjëse për funksionimin e sistemit imunitar kundër mikroorganizmave). Shpesh, tonsiliti kombinohet me faringit dhe shkaktohet nga viruset. Siptomat më të shpeshta përfshijnë: acarim fyti, vështirësi në gëlltitje, temperature e lartë, aromë e rëndë e frymës, ënjtje e nyjeve limfatike në të dy anët e qafës, pika të bardha ose të verdha në tonsil, dhimbje muskulare, dobësi fizike dhe ndonjëherë shoqërohet edhe me të vjella. Fëmijët, zakonisht, ankohen për dhimbje barku në vend të fytit të irrituar.

Duhet patur parasysh se në rastet e mostrajtimit, tonsiliti mund të shkaktojë komplikime. Komplikimet më të shpeshta përfshijnë: tonsilin kronik; shpërhapje të infeksionit në hundë, vesh, sinuse paranazale; fyt i qelbëzuar (qese me qelb); ethe reumatizmale (nëse tonsiliti shkaktohet prej një infeksioni streptokoksik).

Si mund të lehtësoni gjëndjen?

  • Aktiviteti duhet të jetë proporcional me nivelin e energjisë. Mos sfidoni aftësitë tuaja: nëse ndjeni lodhje - merrni regjim shtrati.
  • Nëse keni dhimbje fyti, përzgjidhni vaktet tuaja. Dhimbja mund të zvogëlohet përmes pijeve të ftohta, kokteileve me qumësht dhe pijeve me nivel të lartë proteinash. Edhe pse mund të shkaktoj habi, thithja e kubave të akullit mund të lehtësojë dhimbjen.
  • Evitoni duhanin dhe ushqimin pikant e të nxehtë.
  • Nëse dhimbja është e fortë merrni qetësues.
  • Konsultohuni me mjekun e familjes për barnat e përshtatshme.
  • Shpëlani fytin me Furasol. Pastron tonsilet nga mbetjet, largon bakteriet me shpëlarje, lagështon mukozën e fytit dhe ul ndjesinë e gërvishtjes. Mikrobet nuk shfaqin rezistencë ndaj Furasol. Për rrjedhojë është i përshtatshëm kundrejt shumicës së virusëve, bakterieve dhe myqeve. Ka përdorim të lehtë. Merret 2-3 herë në ditë derisa simptomat të shuhen.
  • Nëse vuani shpesh nga tonsiliti, trajtimi i gjëndjes suaj është i vështirë dhe sëmundja ndikon në cilësinë e jetës suaj, ka shumë të ngjarë që mjeku i familjes t’ju drejtojë tek specialisti otorinolaringolog për ndërhyrje kirurgjikale.