Mos e shpërfillni acarimin e fytit. Tregoni kujdes të veçantë, sidomos, tek fëmijët. Në të shumtën e rasteve, në kavitetin oral ose fyt fshihet një infeksion hileqar që pret mundësinë për t’u riprodhuar dhe më pas shkaktuar probleme në organizmin e pambrojtur.
Zakonisht, fyti i acaruar është simptomë shoqëruese e gripit ose sëmundjeve të tjera të ftohjes. Shpesh është e vetmja simptomë që pengon zhvillimin normal të aktiviteteve tuaja ditore. Dhimbja nuk ndalon dhe rritet kur ju gëlltiteni. Ndonjëherë situata mund të jetë konfuze; për shembull, një fëmijë 4 vjeçar, i diagnostikuar me faringit akut ose tonsilit, ankohet më shumë për dhimbje barku apo të vjella, por fyti i acaruar dhe vështirësitë në gëlltitje rrinë në sfond. Për të qartësuar shkakun e vërtetë të dhimbjes së stomakut apo të vjellave, ju duhet të konsultoni sërisht mjekun.
Arsyet më të zakonshme për acarimin e fytit janë faringitët viralë (inflamacion i fytit) dhe tonsilitet e shkaktuara nga Streptokoku piogjen (inflamacion i tonsilës). Këta nuk janë agjentët e vetëm shkaktarë të infeksionit në kavitetin oral dhe fyt. Simptoma e fytit të acaruar mund të shfaqet për shumë arsye të ndryshme ndaj zbulimi i shkaktarit të vërtetë të sëmundjes prej jush apo mjekut tuaj bëhet edhe më i vështirë. Ja disa shkaktarë:
Nëse keni fatin e keq të prekeni nga një virus apo bakter i pakëndshëm që irriton fytin tuaj, Furasol mund t’ju ndihmojë. Ka efekt antibakterial. Shenjon shumicën e agjentëve shkaktarë të infeksionit të tonsileve dhe fytit - viruse, bakterie dhe myqe. Vepron me efektivitet mbi shtamët e stafilokokut, të cilët shfaqin rezistencë ndaj antibiotikëve të tjerë.
Çfarë nënkuptohet me efekt antibakterial? Furasol vepron si baktericid - dizinfekton dhe shkatërron bakteriet. Njëkohësisht, ka efekt bakteriostatik - frenon rritjen dhe shumimin bakterial. Për t’u siguruar tërësisht se nuk kanë mbetur bakterie të këqija, Furasol, shkatërron murin e qelizave bakteriale dhe frenon proçeset metabolike të bakterieve patogjene (të dëmshëm për njerëzit).
Furasol ka përdorim të thjeshtë: është pluhur me përmbajtje 100 mg Furaginë të tretshme. Zieni 200 ml ujë. Përzieni në të një paketim Furasol dhe lëreni të ftohet derisa arrin temperaturë të vakët. Mos e ruani përgatitjen, por përdoreni menjëherë. Kaviteti oral dhe fyti duhen shpëlarë 2-3 herë në ditë.
Mbani nën vëzhgim të vazhdueshëm gjendjen shëndetësore. Në disa raste është i domosdoshëm konsultimi me mjekun, pasi mund të ketë arsye më serioze të fshehura pas simptomës së fytit të acaruar. Drejtojuni mjekut ose telefononi ambulancën nëse: