A PHP Error was encountered

Severity: 8192

Message: Unparenthesized `a ? b : c ? d : e` is deprecated. Use either `(a ? b : c) ? d : e` or `a ? b : (c ? d : e)`

Filename: helpers/url_helper.php

Line Number: 162

Backtrace:

File: /home/furasol.com/public_html/application/core/MY_Controller.php
Line: 5
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/application/controllers/Throat.php
Line: 6
Function: __construct

File: /home/furasol.com/public_html/index.php
Line: 583
Function: require_once

Agjentë infektues | Furasol®

Agjentë infektues

Me zhvillimin e shkencës zbulohen çdo ditë agjentë të rinj infektues. Për t’a vështirësuar më shumë për njerëzit, secili mikroorganizëm ka emërtimin përkatës në latinisht.

Infeksioni vjen si një tërësie ngjarjesh biologjike, ku mikroorganizmat futen në një trup dhe fillojnë shumimin. Ky proçes shoqërohet me gjendje shëndetësore të ndryshme si: fyt i acaruar, plage të qelbëzuara, diarre, ethe.

Gjatë jetës, trupi jonë lufton kundër agjentëve të ndryshëm infektues: secili prej nesh ka vuajtur nga infeksionet e fëmijërisë; (të pakten nje herë jemi gërvishur në krahë dhe kemi patur një plagë të vogël me qelb; apo kemi konsumuar ushqim jo të mire).

Edhe pse kujtesa e emërtimeve dhe kuptimi i kompleksitetit të agjentëve infektues është punë e mjekëve, gjithsesi, ka rëndësi të mbani mend disa nga agjentët infektues më të hasur e të rëndësishëm.

Agjentët infektues mund të jenë bakterie, viruse, organizma njëqelizorë, myqe, parazitë.

Bakteriet

- Organizma mikroskopik me një qelizë të vetme, të kudondodhur në glob dhe varieteti i tyre matet në mijëra. Mikroorganizmat më të njohur dhe shpërhapur janë stafilokoku dhe streptokoku. Duhet mbajtur parasysh se askush nuk është steril - në trupin tonë jetojnë shumë mikroorganizma të mirë dhe të dobishëm (përfshirë ato të përdorura mësipër). Bakteriet që shkaktojnë sëmundje quhen patogjene. Për të mbijetuar në organizmin e huaj, këto mikroorganizma kanë zhvilluar mekanizma të ndryshëm mbrojtës, si: membranë të jashtme të qëndrueshme, formimi i mburojave (në mënyrë figurative mund t’u referohemi si shtëpi, ku bakteriet mund të ushqehen dhe shumohen pa pengesë). Problemi më i rëndësishëm në ditët e sotme është rezistenca bakteriale - mikroorganizmat kanë gjetur mënyrën për të luftuar antibiotikët, për rrjedhojë këta të fundit nuk janë më efektiv në trajtimin e infeksioneve.

Megjithatë, ka një bar që lufton bakteriet pa shkaktuar rezistencë antibakteriale: antibakteriali Furasol ndalon infeksionin, është efektiv në luftën kundër patogjenit stafilokok (i cili shfaq rezistencë ndaj antibiotikëve të tjerë). Furasol dizinfekton e ul rritjen dhe formimin e bakterieve. Mund të ndihmojë në trajtimin e inflamacioneve të qelbëzuara, djegieve, plagëve të infektuara ose inflamacioneve të kavitetit oral apo fytit.

Viruset

- Ata mund të zhvillohen dhe shumohen vetëm në organizma të huaj. Shumica e tyre nuk mbijetojnë gjatë jashtë guaskës së tyre dhe zhduken. Viruset më të hasura janë gripi, parainfluenca, adenovirusi, virusi respirator sincizial, rhinovirusi.

Organizma njëqelizorë ose protozoarët

- mikroorganizma që futen në trupin e njeriut kryesisht për shkak të konsumit të ujit të ndotur (infektuar). Në të shumtën e rasteve janë përgjegjës për infeksionet e traktit gastrointestinal si: diarre, të vjella, dhimbje stomaku. Mikroorganizmat njëqelizorë më të rrezikshëm për njeriun janë lambia, ameba e dizanterisë, plasmodiumi i malaries (nuk gjendet kudo, por mbani parasysh masat profilaktike nëse udhëtoni në vende tropikale).

Myqet

- Grup organizmash që preferojnë ambjent të lagësht dhe të ngrohtë, si: këmbët, mukoza e fytit, organet gjenitale. Myqet patogjenë më të hasur janë majaja dhe humusi. Në individë me sistem imunitar të dobësuar dhe pas periudhash të zgjatura të përdorimit të antibiotikëve ka shfaqje të shumë infeksionesh mykotike.

Nëse mendoni se mund të jeni prekur nga sëmundje infektive, është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun e familjes apo farmacistin për përzgjedhjen e metodës së duhur të terapisë. Mbani mend Furasol, pasi ndihmon në uljen e inflamacionit të fytit dhe trajton plagët e qelbëzuara. Mund ta gjeni në çdo farmaci. Është i lehtë në përdorim. Eviton irritimin e indit të dëmtuar dhe zonës përreth. Përdorimi tek fëmijët është i sigurt.