Acarim fyti?

Fyti i acaruar është ndër shkaqet më të zakonshme të vizitave te mjeku i familjes. Në përgjithësi, fillimisht, shfaqet me irritim, kruarje e dhimbje dhe më pas përhapet në vesh. Shkakton vështirësi në gëlltitje - “nyje në fyt”, zë të ngjirur si dhe shpesh shoqërohet me rritje të temperaturës trupore. Agjentët inflamatorë janë kryesisht viruse e bakterie të ndodhur në mukozën e fytit, të cilët kur preken nga faktorë të ndryshëm mund të fillojnë shumimin e shkaktojnë sëmundje. Faktorët që shkaktojnë sëmundje përfshijnë: ajrin e thatë, ajrin e kondicionuar, alergjitë, refluksin gastrik, hipoterminë dhe hiperterminë tipike gjatë sezonit veror. Mesatarisht, fyti qëndron i acaruar për 3-7 ditë. Përgjatë kësaj periudhe, pacienti i drejtohet farmacisë për mjekime fyti. Normalisht, trajtimi mund të fillojë me mjekime popullore si: ekstrakte barërash - kamomili, sherebela, kalendula. Konsumimi i shumtë i lëngjeve mban të lagësht mukozën e fytit. Produktet e mjaltit janë gjithashtu të dobishëm. Kur keni acarim fyti, evitoni thithjen e avullit të nxehtë, sepse djeg dhe irriton mukozën e dëmtuar të fytit. Nëse ndjeni fyt të acaruar, është e rëndësishme ta shpëlani. FURASOL është ndër barnat më të gjendshme e të përdorshme, pa përshkrim nga mjeku. Ky bar rekomandohet për fëmijë të moshës 4 vjeç e sipër, të cilët mund të shpëlajnë vetë fytin. FURASOL përdoret edhe në rastet e inflamacionit të mishit të dhembëve e mukozës së kavitetit të gojës, në rastet e ulçerës së gojës si edhe pas ndërhyrjeve në kavitetin oral (heqje dhëmbi). Ka rëndësi të theksohet se FURASOL tregon efektivitet përkundrejt një grupi të gjerë mikroorganizmash duke forcuar imunitetin lokal - nxit lokalisht sistemin imunitar, nuk lejon mikroorganizmat të mësohen me të dhe për rrjedhojë është efektiv kur ripërdoret (nuk shkakton rezistencë mikrobiale). FURASOL përthithet pak nga sipërfaqet e shpëlara, pra shfaq siguri në përdorim dhe rrallëherë hasen reaksione alergjike. Nuk shkakton irritim të lëkurës apo mukozës. Për arsye të mungesës së studimeve lidhur me veprimin e barit në fetus, femrat shtatëzëna rekomandohen të zgjedhin barna të tjera.